“Të gjitha moshat. Të gjitha racat. Të gjitha gjinitë”. Kjo është motoja e “Mac Cosmetics”-it, e cila është një firmë e makijazhit profesional që përcakton imazhin e prapaskenave gjatë javëve të modës në mbarë botën. “

Sot “Mac”-u ka shumë rëndësi për miliona adhurues që e pëlqejnë në çdo cep të botës, por një dukuri e bukurisë globale e ka gjithmonë zanafillën diku. Linja e makijazhit lindi në Toronto të Kanadasë. Fotografi dhe njëherazi makeup artist Frenk Toskani dhe pronari i sallonit, Frenk Anxheloja, u irrituan nga mungesa e kozmetikës, ndaj vendosën të hapnin firmën e tyre. Në fillim ata i prodhonin produktet kozmetike në kuzhinë dhe ua shisnin menjëherë grimierëve, modeleve dhe fotografëve në sallonin e tyre. Shitjet morën përmasa më të mëdha kur në skenë hynë stilistët dhe njerëzit që punonin në industrinë e modës.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu