Distributori online Ali Express ka filluar shitjet e minikompjuterit Mecool M8S Plus, një kompjuter Android i cili kushton 14.96 dollarë dhe postë falas nga Kina.

Ky është një çmim marramendës, edhe më i lirë sesa një Raspberry Pi. Ndryshe nga ky i fundit, Mecool M8S Plus është një kompjuter personal i konfiguruar që mund të përdoret nga kutia, duke i shtuar një tastierë, maus, monitor ose TV.

Megjithatë produkti është në sasi të kufizuar dhe vetëm për një periudhë të limituar. Pajisja është e lehtë për t’u përdorur dhe vjen me Android 7.1.

Ka një procesor Amlogic S905W, 1GB RAM dhe 8GB memorie së bashku me opsione si Wi-Fi, Bluetooth, portë audio, dy porta USB dhe një kontektor HDMI.

Përmasat e pajisjes janë 120x120x25mm. Duke qenë se është kompatibël me Google Play dhe ka akses në internet, mund ta përdorin për shërbimet Android si G Suite apo Office 365. Por i mungojnë një lexues karte dhe konektor Ethernet. Në terësi është një kompjuter për detyra të lehta dhe YouTube

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu