23 C
Tirana
E diel, Qershor 16, 2019
Ballina Pink A po ndodh një bashkëpunim në mes Yll Limanit e Butrint Imerit?

A po ndodh një bashkëpunim në mes Yll Limanit e Butrint Imerit?

1
0

Një bashkëpunim në një projekt muzikor në mes atyre duve, do ta bënte bashkë një publik të gjerë.

Ndonëse shumë të ndryshëm në stil, Butrint Imeri dhe Yll Limani – dy çuna që vodhën shumë zemra vajzash – edhe mund të vijnë në një duet.

Këtë ide ua dha Alaudin Hamiti, moderatori i njohur i emisionit NIN në Klan Kosova, duke publikuar një fotografi të atyre të treve bashkë nga një event privat.

Madje Hamiti dhe e nxori në votim idenë e tij, ndërsa votat përfundimisht janë ato që priteshin.

Një masë dërrmuese e ndjekësve të tij, por edhe e ndjekësve të Limanit e Imerit, kanë votuar pro një dueti në mes tyre.

Megjithatë, tani për tani dyshja kanë plane të tjera solo. Imeri sapo ka publikuar këngën “Hajt Hajt” ndërsa Limani, sic ka marrë vesh Prive, po punon në një këngë ritmike në të cilën do kenë dorë edhe artistët e njohur Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraki.

Por, ku i dihet, ndoshta ditët në vazhdim do na surprizojnë me një këngë të tyre…

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here