Spread the love

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se kishte një “marrëdhënie kontradiktore” me presidentin francez Emmanuel Macron në një intervistë sot me gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.

“Sigurisht që kemi një marrëdhënie kontradiktore,” tha ajo, duke cituar “dallimet në mentalitetin” midis saj dhe presidentit francez dhe “dallimet në të kuptuarit e rolit”.

 

 

Merkel dhe Macron nuk kanë rënë dakord mbi një numër çështjesh gjatë muajve të fundit, duke përfshirë ngrirjen e shitjeve të armëve në Arabinë Saudite, siç u vendos nga Gjermania pasi gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra.

Kancelarja gjermane theksoi se përparimi i madh është bërë në mbrojtje në sajë të partneritetit gjermano-francez.

“Ne vendosëm të zhvillonim modele të një avioni luftarak dhe një tank së bashku… Kjo është një shenjë e besimit që tregon se jemi edhe më të varur nga njëri-tjetri në fushën e politikës së mbrojtjes “, tha ajo.

Kancelarja gjermane tha dhjetë ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian se votimi është me rëndësi të madhe, duke shtuar se kjo do të ishte zgjedhje speciale.

“Shumë janë të shqetësuar për Evropën. Edhe unë jam,” shtoi Merkel.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here