Një shtetas i huaj ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Britani të Madhe pas një dënimi me burg për vjedhje, një ditë pasi ai erdhi në këtë vend.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Leonard-Valter Tudor, 20 vjeç, kishte marrë një qese me fletë metalike për të shmangur detektorët në një shitore në Nottingham të shtunën – vetëm disa orë pas mbërritjes në Britani.

Një bashkëpunëtor u largua, por ai u arrestua për vjedhje në tentativë pasi stafi i sigurisë e vuri re dhe ai u dërgua përpara gjykatave të hënën.

Prokurori Sanjay Jerath tha: “Në intervistë, i pandehuri tha se ai erdhi në Britani të Madhe vetëm një ditë më parë”.

Tudor, i cili u ndihmua nga një përkthyes rumun në gjykatë, pranoi vjedhjen me vlerë 508 funte mallrash.

Tudor pranoi menjëherë veprat dhe ka thënë se planifikon të kthehet në South Yorkshire nëse lirohet dhe se qëllimi i tij është që të sigurojë një punë dhe një të ardhme për familjen e tij.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here