Kompania prodhuese e automobilave ‘Audi’ ka lansuar modelin e ri të formatit ‘V10’ nga seria ‘R8’.

Modeli është emërtuar si ‘R8 LMS GT2’, një ndër veturat më ekstravagante dhe të fuqishme në rrafshin e garave.

Vetura në fjalë posedon motor 5.2-litërsh, i cili e bën veturën të arrijë 640 kuajfuqi. Tutje, vetura posedon ndërrues automatik shpejtësish me shtatë mundësi.

Sidoqoftë, vetura do të jetë në dispozicion në tregun e veturave së shpejti, të cilës i është etiketuar çmimi prej 338 mijë eurosh.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here