Në rajonin i cili është duke e përjetuar periudhën më të nxehtë në vitet e fundit, ujitjja e tokës bujqësore ka shkaktuar që të ulet niveli i ujit në diga dhe pellgjeve.

Fshati i dikurshëm Bashqavush në qytetin Agrı në Turqi i cili ka mbetur nën ujë të digës Jazıcı dhe mund të shikohej vetëm minareja e xhamisë, pas tërheqjes së ujit rrënojat e saj janë shfaqur sërish, raporton Anadolu Agency (AA), përcjellë Klan Kosova.

Në rajonin i cili është duke e përjetuar periudhën më të nxehtë në vitet e fundit, ujitjja e tokës bujqësore ka shkaktuar që të ulet niveli i ujit në diga dhe pellgje.

Në qytetin Agrı temperatura ka arritur deri në 38 gradë celsius, ndërsa niveli i ujit në digën Yazıcı ka rënë për pesë metra.

Fshati Bashavush i cili pasi është aktivizuar diga kishte mbetur nën ujë sërish është shfaqur.

Liqeni i bërë nga diga pret fotograf të shumtë në muajt e pranverës dhe dimrit.

Tani tërheq vëmendjen me pamjen pas tërheqjes së ujit.

Ish-banorët e fshatit të cilët më parë kishin mundësinë që të shohin vetëm minarenë e xhamisë në vitetet e kaluara, këtë herë për herë të parë pas shumë kohësh arritën që të shohin edhe shtëpinë e shëndetit, urën, shtëpitë, ahuret dhe vendet tjera.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu