Përbërësit: 230gr jaffa keksa, 50gr rrush i thatë, 50gr ananas i thatë, 50gr fikë i thatë, 50ml qumësht, 50gr kokos.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 230gr keksa jaffa, pasi i kemi shtuar keksat jaffa në enë i marrim dhe i grimcojmë me duar ose me anë të një thike. Më pas tek jaffat e grimcuar shtojmë 50gr rrush të thatë, 50gr ananas të thatë, 50gr fikë të thatë dhe 50ml qumësht. Pasi i kemi shtuar të gjithë këta përbërës, i përziejmë mirë me duar që të bashkohen në mes veten.

Pasi e kemi përzier masën me përbërësit që kemi shtuar mirë me dorë, shtojmë më pas 50gr kokos dhe e përziejmë masën përsëri mirë me duar ngadalë deri sa ta marr mirë kokosin. Kur masa për bombica të jetë gati, marrim disa enë kuzhine ku do ti vendosim bombica dhe më pas me anë të duarve formojmë toptha siç i formojmë zakonisht për bombica.

Kështu vazhdojmë me të gjithë masën për bombica, duke formuar toptha dhe më pas duke i vendosur në enë ku më pas do ti fusim në frigorifer për ftohje për 1 orë që të bëhen më të forta të mos mbesim shumë të buta. Nëse masa për bombica ju kapet për duar, mund ti lagni duart pak me ujë por nëse jo është në rregull.

Sipas dëshirës këtyre bombicave mund tu shtoni edhe fruta të tjerë të thatë si arra lajthia apo çfarë do fruta të thata që ju pëlqejnë pra mund të bëni një miks frutash. Bëhen shumë të shijshme dhe përgatitet shpejtë, speciale kur keni mysafirë të paftuar. Ju bëfshin mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu