Kur ishim fëmijë, prindërit gjithmonë na thoshin mos ta gëlltisim çamçakëzin. Disa prej nesh ende i mbajmë mend këto profeci të tmerrshme: “Do të qëndrojë në stomakun tënd përgjithmonë!”, “Do të bllokojë zorrën!” e gjëra të tjera.

Sot ka ardhur koha që më në fund t’i hiqni këto frika. Sot, pergatit.com do t’ju tregojë se çfarë ndodh në të vërtetë nëse aksidentalisht e gëlltitni çamçakëzin. Kështu, çfarë ndodh në trup kur gëlltitni çamçakëz?

MËLÇIA: Ekstrakton ngjyrat, stabilizuesit dhe konservuesit që janë prezentë në çamçakëz, për të mbrojtur trupin nga reagimi alergjik ose helmimi.

STOMAKU: Acidi hidroklorik që prodhohet në stomakun tonë ndanë sheqerin, përbërësit për shije (si për shembull, vajin e karamelit të mentës që ndodhet në shumicën e çamçakëzëve) dhe zbutësit (si vajrat e perimeve ose glicerinën).

ZORRËT: Pasi baza polimere e çamçakëz të humb konsistencën e saj ngjitëse, falë acidit hidroklorik dhe enzimave të tretjes që prodhohen në stomak, zorrët bëjnë një punë të mrekullueshme në largimin e tij nga trupi brenda 24 orëve, transmeton pergatit.com.

Duhet të shkoni tek mjeku nëse gëlltitja e çamçakëzit ka çuar në simptomat si këto: Rritje të temperaturës së trupit sipër 37.5 gradë C. Rritje të shtypjes së gjakut sipër 130/180. Ndjenja të kruarjes, skuqjes dhe djegies. Të përziera, vjellje dhe diarre.

Tani e mësuat se çfarë ndodh në trup nëse gëlltitni çamçakëz dhe është koha që ta shpërndani këtë artikull me të tjerët që edhe ata ta mësojnë. Duket se në fakt, nuk është asgjë e keqe ta gëlltisësh një çamçakëz, pasi trupi ynë i ndërtuar në mënyrë fenomenale, ka aftësinë që ta largojë atë brenda 24 orëve pa shkaktuar ndonjë problem serioz.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu