Depresioni është një gjendje komplekse e shëndetit mendor që prek më shumë se 16 milionë të rritur dhe 3 milionë adoleshentë në SHBA çdo vit.

Njerëzit me depresion ndihen të trishtuar, të zbrazët ose të pashpresë gjatë kohës me këtë sëmundje.

Ajo pengon qëndrimin me miqtë dhe familjen. Njerëzit me depresion mund të humbin interesin për hobitë     e tyre, seksin dhe aktivitete të tjera të pëlqyeshme për ta si dhe mund të kenë probleme me gjumin dhe ngrënien, shkruan blogu për shëndet Health, njofton Klan Kosova.

Disa raste të depresionit kanë një komponent gjenetik, por shumë faktorë përtej të qenurit të trashëguar mund të nxisin dhe të përkeqësojnë simptomat e depresionit, duke përfshirë këtu faktorë të ndryshëm të ambientit.

Ndonjëherë njerëzit nuk e pranojnë ose nuk e njohin depresionin tek vetja e tyre apo tek të tjerët, kështu që nuk arrijnë të kërkojnë ndihmë nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Por pa trajtim, depresioni mund të zgjasë për javë ose muaj – ndonjëherë vite – dhe mund të çojë në simptoma gjithmonë e më të  përkeqësuar.

Depresioni mund të rrënojë jetën, miqësinë dhe martesat dhe të paraqesë probleme në shkollë ose në punë. Disa njerëz mund të fillojnë konsumimin e alkool-it ose të drogës për të lehtësuar dhimbjen e tyre, në ndonjë rast tjetër, përdorin edhe vetëvrasjen si formë të ikjes nga kjo sëmundje.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here