Përbërësit: 1kg biskota të çajit (biskota rrumbullake), coca cola, reçel marmelade, kokos, çokollatë të shkrirë.

Përgatitja: Fillimisht marrim 1kg biskota të çajit dhe i zhysim në coca cola të cilën e vendosim në një enë kuzhine ashtu siç e shikoni në video, secilën biskotë që e zhysim në coca cola e kalojmë në një enë tjetër kuzhine dhe kështu veprojmë me të gjitha biskotat. Më pas marrim dy biskota dhe vendosim në njërën biskotë një lugë reçel marmelade dhe i bëjmë bashkë të dyja biskotat ashtu siç e shikoni në video.

Më pas biskotat që i kemi bërë bashkë të mbushura me reçel marmelade i zhysim në kokos duke i rrotulluar me dorë në të gjitha anët. Kështu vazhdojmë me të gjitha biskotat një nga një buke i mbushur me reçel marmelade dhe duke i zhytur më pas në kokos. Pasi të kemi përfunduar me të gjitha biskotat sipër ju hedhim çokollatë të shkrirë kuzhine të cilën e kemi shkrirë paraprakisht. Ëmbëlsira fantastike që i lënë mysafirët tuaj pa fjalë, përgatitet shpejt dhe lehtë. Ju bëfshin mirë!


Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu