Ëmbëlsirat më të mira janë ato që janë më ekonomike, bëhen lehtë dhe kanë një shije fenomenale. Kjo ëmbëlsirë është e tillë!

Përbërësit për petën: 3 gota sheqer, 3 gota miell, 3 gota jogurt, 1 lugë e vogël sodë bikarbonë, ½ gotë vaj, 3 lugë gjelle kakao, 100gr çokollatë gatimi.

Për shërbetin: 10 lugë gjelle sheqer, 10 lugë gjelle qumësht, 125gr gjalpë, 3 lugë gjelle kakao, 100gr çokollatë kuzhine për lyerje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dh shtojmë 3 gota sheqer, 3 gota jogurt, ½ gotë vaj, 3 lugë gjelle kakao, 100gr çokollatë gatimi dhe e përziejmë masën mirë me mikser ose tel kuzhine për 5 minuta, më pas tek masa shtojmë 3 gota miell, 1 lugë e vogël sodë bikarbonat dhe përsëri e përziejmë masën mirë derisa të fitojmë një masë homogjene.

Pasi masa e brumit të jetë gati, e hedhim ngadalë në tepsi të lyer me gjalpë (margarinë) duke e shtrirë masën mirë me lugë, më pas e fusim në furrë e parangrohur në 200 gradë C dhe e pjekim për afro 30 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të pushoj për 5 minuta.

Pasi ëmbëlsira është gati, përgatisim sherbetin me përbërësit e cekur më lartë duke shtuar në një enë kuzhine 10 lugë gjelle sheqer, 10 lugë gjelle qumësht, 125gr gjalpë, 3 lugë gjelle kakao dhe i ziejmë të gjithë sëbashku deri sa të fitojmë pak një sherbet të trashë.

Pastaj ëmbëlsirën e presim në copëza katrore e më pas ia hedhim sherbetin sipër. Sipër e lyejmë me çokollatë kuzhine të cilën e shkrijmë në temperaturë mesatare me 3 lugë gjelle vaj. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu