Përbërësit: 5 vezë, një gotë sheqer, 150gr kokos, 200gr çokollatë, 1 lugë ujë, 250ml ajkë e ëmbël (hopla).

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të bardhat e vezëve derisa të bëhet një shkumë e fortë. Më pas shtojmë edhe kokosin i përziejmë mirë së bashku, e hedhim masën në tepsi dhe e pjekim për 20 minuta në 180 gradë C. Pasi të piqet e lëmë të ftohet për pak.

Më pas shkrijmë çokollatën me një lugë ujë në mikroval, më pas i rrahim të verdhat e vezëve, ajkën e ëmbël e rrahim me mikser dhe i përziejmë të gjitha së bashku.

Këtë masë më pas ia hedhim tortës së ftohur sipër dhe më pas e vendosim në frigorifer deri sa të ftohet mirë. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Belkize. Ju bëftë mirë!


Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu