Përbërësit: 4 vezë, 4 lugë gjelle ujë i ftohtë, një lëvore limoni, 200gr sheqer, 200gr miell, një pluhur për pjekje.

Për fillin: 2 schmanda, 100gr sheqer pluhur, 100ml hopla për ëmbëlsira, 1 sheqer vanilje, shllag çokollate.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë vetëm të bardhat e vezëve, më pas tek vezët shtojmë 4 lugë gjelle ujë të ftohtë, 200gr sheqer dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të fitojmë një shkumë të fortë. Më pas tek kjo masë shtojmë të verdhat e vezë që i kemi përzier më parë pak me pirun, një lëvore limoni dhe i përziejmë së bashku me masën mirë me tel kuzhine.

Pasi e kemi përzier masën mirë me tel kuzhine, shtojmë tek masa 200gr miell dhe e përziejmë përsëri deri sa të tretet i gjithë mielli. Më pas masën e hedhim në tepsi me letër për pjekje duke e shtrirë mirë me lugë në të gjthë sipërfaqen e tepsisë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta.

 

Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet mirë, më pas brumin e ëmbëlsirës e presim ne 3 pjesë dhe e shtrojmë në kallep për torte. Petët së pari lagen me qumësht më pas i lyejmë me fillin të cilin e kemi përgatitur me përbërësit që i kemi cekur më lartë, pra përziejmë 2 schmanda, 100gr sheqer pluhur, 100ml hopla për ëmbëlsira dhe 1 sheqer vanile mire me mikser deri sa të bëhet një krem i trash.

Në fund ëmbëlsirën e dekorojmë sipër me shllag çokollate të cilin e përgatisim sipas udhëzimeve që qese dhe më pas e lëmë të ftohet për 3-4 orë. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Hana.

Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu