Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë e ujit sheqer, 1 krem (Hopla për ëmbëlsira 500ml), 1 sheqer vanile, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 3 gota të ujit niseshte.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët dhe sheqerin më pas i rrahim mirë me tel kuzhine ose mikser.

Ndërkohë duke e përzier ua shtojmë vezëve dhe sheqerit 1 krem ajkë (hopla për ëmbëlsira), më pas 3 gota të ujit niseshte, sheqer vanilen dhe pluhurin për pjekje (pecivën).

I përziejmë edhe pak të gjitha së bashku me mikser dhe më pas masën e derdhim në tepsi me formë rrumbullake. E fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në 170 gradë C për afër 45 minuta. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Melihane. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu