Spread the love

Përbërësit: 4 vezë, 15 lugë gjelle sheqer, 15 lugë gjelle qumësht, 15 lugë gjelle vaj, 16 lugë gjelle miell, 1 pako pluhur për pjekje, kokos për dekorim.

Për sherbetin: 2 gota ujë, 1 gotë e gjysmë sheqer, 1 pako sheqer vanilje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 4 vezë, më pas tek vezët shtojmë 15 lugë gjelle sheqer dhe më pas i përziejmë mirë me mikser ose tel kuzhine për 5 minuta deri sa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj tek masa shtojmë 15 lugë gjelle qumësht, e përziejmë masën pak me tel kuzhine pastaj shtojmë dhe 15 lugë gjelle vaj.

E përziejmë përsëri masën për pak me tel kuzhine, më pas tek masa shtojmë 16 lugë gjelle miell, 1 pako pluhur për pjekje duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine. Pasi brumi për ëmbëlsirën është gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj, duke e shtrirë burim mirë në të gjitha anët e tepsisë.

Më pas e ngrohim furrën paraprakisht në 200 gradë C, e vendosim ëmbëlsirën deri sa të filloj të fryhet pastaj e ulim temperaturën në 150 gradë C. E pjekim përafërsisht për 30-35 minuta, pasi të piqet e ndalim nxehtësin dhe e mbajmë në furrë edhe për 10 minuta.

Pastaj përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine shtojmë 2 gota ujë, një gotë e gjysmë sheqer dhe pasi të fillon të vlojë e ziejmë edhe për 2 minuta. Më pas marrim ëmbëlsirën e presim në copëza katrore dhe para se tia hedhim sherbetin tek sherbetin shtojmë edhe një sheqer vanilje. Sherbeti duhet të jetë i vakët ëmbëlisra e ftohtë, sipër e dekoroni me kokos. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here