Spread the love

Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë të çajit sheqer, pak kripë, 4 lugë gjelle ujë të vakët, 7 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle kakao, 1 pako pluhur për pjekje.

Për kremin: 3 gota të ujit qumësht, 1 filxhan të vogël të kafes miell plus 1 lugë gjelle miell, 4 lugë gjelle sheqer, 1 pako krem pluhur (shllag).

Përgatitja: Fillimisht ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat, më pas në enën ku i kemi vendosur të bardhat e vezës shtojmë 1 gotë të çajit sheqer, pak kripë dhe e përziejmë masën mirë me mikser deri sa të fitojmë një shkumë të fortë. Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë të verdhat e vezës, 4 lugë gjelle ujë të vakët dhe i përziejmë mirë me mikser deri sa të fitojmë një masë homogjene.

Pastaj masën me të verdhat e vezës e shtojmë tek të bardhat e vezës të cilat i kemi përzier më parë, më pas i përziejmë mirë të dy masat së bashku ngadalë me lugë. Tek masa më pas shtojmë 7 lugë gjelle miell të situr, 2 lugë gjelle kakako, 1 pako pluhur për pjekje, duke i shtuar duke e përzier brumin me lugë ashtu siç e shikoni në video.

Më pas brumi e ëmbëlsirës e hedhim në tavë të lyer me 32cm, e shtrijmë mirë me lugë më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 175 gradë C për 25 minuta. Në ndërkohë përgatisim kremin, në një enë kuzhine shtojmë 3 gota të ujit qumësht, 1 filxhan të vogël të kafes miell plus 1 lugë gjelle miell, 4 lugë gjelle sheqer dhe i përziejmë pak me lugë deri sa të treten përbërësit.

Më pas enën e vendosim në temperaturë mesatare dhe e ziejmë kremin deri sa të trashet, pasi të zihet e largojmë me një anë dhe e lëmë të ftohet. Pastaj pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra ia bëjmë disa vrima sipër me shkop dhe e lagim me një gotë të ujit qumësht të përzier me 1 lugë gjelle nesquik ose kakao siç e shikoni në video.

Tek kremi i ftohur shtojmë 1 pako krem pluhur dhe e përziejmë për pak minuta me mikser. Më pas ëmbëlsirën e lyejmë sipër me krem duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e saj, ndërsa sipër e dekorojmë me kakao, kokos, toptha çokollate apo çfarë do që keni dëshirë. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here