Përbërësit: 0.5 litra qumësht, 5 pudingë vanilje, 400gr sheqer, 375gr margarinë, 300gr biskota (çfare të keni dëshirë), 800gr banana.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, nga 0.5 litra qumësht ndajmë 300ml qumësht në të cilin do të tretim pluhurin e pudingëve. Ndërsa sasin e mbetur të qumështit e vëmë të vlojë në zjarrë dhe i shtojmë sheqerin.

E përcjellim me kujdesë qumështin deri sa të vlojë dhe pasi vlonë qumështi, shtojmë pudingat e tretura më parë me 300ml qumësht dhe i përziejmë derisa të trashen mire në qumësht.

Më pas shtojmë edhe margarinën, e përzijemë mirë deri sa të shkrihet. Pasi pudinga të trashet, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për pak kohë.

Në ndërkohë i marrim biskotat, i thyejmë në copëza të vogla dhe i shtojmë në enën me pudingun e zierë dhe pak të ftohur. I përziejmë mirë deri sa të bashkohen mirë biskotat me pudingun.

Më pas në një enë të thellë vendosim 1/3 e fillit me biskota dhe pudingë, pastaj vendosim një shtresë me bananet e grira në rrathë më të trashë derisa të mbulohet sipërfaqja e enës (tepsis).

Pastaj mbi banane vendosim prapë një sasi kremi me pudingë dhe biskota, deri sa të mbulohen bananet dhe prapë një shtresë me banane.

Më pas ëmbëlsirën e përfundojmë duke e lyer sipër me kremin e mbetur dhe e dekorojme sipas dëshirës me çokollatë të shkrirë ose me krem shllag apo ndonjë frutë të thatë sipas qefit tuaj. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu