Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë e gjysmë sheqer, 1 gotë qumësht, gjysmë gote vaj, miell sa të jetë e nevojshme, 1 sheqer vanilje, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për kremin: 1 pudingë çokollate, 1 gotë e gjysmë biskota të bluara, gjysmë gote kokos, gjysmë gote arra të bluara, shllag krem për dekorim, copëza çokollate për dekorim.

Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 1 gotë e gjysmë sheqer dhe i tundim mirë me mikser deri sa të shkrihet sheqeri. Më pas tek masa shtojmë një gotë qumësht, gjysmë gote vaj e tundim përsëri masën pak me mikser dhe më pas hedhim një sheqer vanilje, miellin sipas nevojës, një pluhur për pjekje (pecivë).

Masën e përziejmë përsëri me mikser deri sa të tretet miell, e shikojmë me kujdes se a ka mjaftueshëm miell masën nëse jo i hedhim edhe pak miell, pra aq sa ta shohim të nevojshme. Më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira, e lyejmë me gjalpë dhe e spërkasim me miell që të mos na ngjitet brumi.

E hedhim masën në tepsi, më pas e pjekim në temperaturë 250 gradë C për 20-30 minuta e shikojmë vazhdimisht se a është pjekur që të mos na digjet ëmbëlsira. Pasi ëmbëlsira të piqet, e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë që të ftohet.

Në ndërkohë përgatisim kremin për lyerje, marrim një puding çokollate e përgatisim sipas udhëzimeve në qese e tretim së pari me pak qumësht pudingun më pas e ziejmë me qumësht si zakonisht deri sa të trashet mirë. Më pas tek pudingu shtojmë 1 gotë e gjysmë biskota të bluara, gjysmë gote kokos, gjysmë gote arra të bluara.

Më pas marrim brumi e ëmbëlsirës, e largojmë nga tepsia dhe e ndajmë në dy petë të barabarta. Marrim petën e parë shtojmë sipër petës kremi e përgatitur me puding çokollate, biskota, kokos, arra dhe e lyejmë mirë petën me të.

Pastaj hedhim petën tjetër sipër kremit, e lyejmë edhe petën tjetër sipër me puding çokollate dhe sipër e dekorojmë me krem shllag sipas udhëzimeve në qese dhe sipër ëmbëlsirës shtojmë çokollatë të grimcuar. Receta u përgatit nga një lexuese e jona e rregullt Kosovarja. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu