Përbërësit për brumin: 2 vezë, 100gr sheqer, 1 pako sheqer vanilje, 100ml vaj, 200ml qumësht, 200gr miell, 1 pako pluhur për pjekje (peciv), 2 lugë gjelle kakao.

Për fillin: 1 litër qumësht, 7 lugë grizë, 7 lugë gjelle sheqer, 2 pako sheqer vanilje, 200gr kokos.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë vetëm të bardhat e vezëve, më pas i përziejmë mirë me mikser deri sa të bëhet një shkumë e fortë. Më pas tek vezët shtojmë 100gr sheqer dhe vazhdojmë ta përziejmë përsëri masën me mikser.

Më pas tek masa shtojmë të verdhat e vezës që i kemi ndarë më parë nga të bardhat e vezës, e përziejmë vazhdimisht masën me mikser, shtojmë 1 pako sheqer vanilje, 100ml vaj, 200ml qumësht, 200gr miell dhe një pako pluhur për pjekje (peciv).

Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit dhe masa të jetë gati, e ndajmë brumin në dy pjesë të barabarta dhe e pjekim pjesën e parë për 5-10 minuta në temperaturë 180 gradë C sa të forcohet, pasi të piqet e largojmë nga furra dhe ia hedhim fillin sipër të cilin e kemi përgatitur më parë.

Më pas pjekim edhe pjesën tjetër të brumit për 10 minuta, duke e shikuar vazhdimisht se a po piqet dhe pasi të piqet e vendosim edhe pjesën tjetër të brumit sipër fillit. Fillin e përgadisim me 1 litër qumësht të cilin e vendosim në një enë kuzhine që të vloj, pasi vlon qumështi shtojmë 7 lugë grizë, 7 lugë gjelle sheqer, 2 pako sheqer vanilje.

E ziejmë këtë masë përafërsisht për 3 minuta deri sa të bëhet një krem i trash, më pas e largojmë nga zjarri e lëmë që të ftohet për pak dhe më pas ia hedhim 200gr kokos. Në fund ëmbëlsirën mund ta dekoroni me kokos ose sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu