Përbërësit: 5 vezë, 10 lugë sheqer, 1 sheqer vanile, 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj, 3 gota e gjysëm miell, një pluhur për pjekej (pecivë), kumbulla (sa të keni dëshirë).

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë së pari 5 vezë dhe 10 lugë sheqer, i rrahim me tel kuzhine ose me mikser më pas i shtojmë një sheqer vanile.

I përziejmë përsëri pak dhe më pas i shtojmë një gotë qumësht, një gotë vaj dhe krejt në fund 3 gota e gjysëm miell dhe një pluhur për pjekje (pecivë).

I tundim të gjitha mirë deri sa të bëhet një masë homogjene, më pas kur masa të jetë gati e hedhim në tepsi rrumbullake të lyer me margarinë dhe shtojmë në të pak më shumë se gjysmën e brumit.

Kumbullat i presim në copëza katrore dhe i shtojmë sipër brumit dhe mbi kumbulla shtojmë pjesën tjetër që ka mbet nga brumi. E fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C rreth 1 orë.

Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe sipër mund ta dekoroni me sheqer pluhur sipas dëshirës. Një ëmbëlsirë shumë e lehtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Njomza. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu