Përbërësit: 4 vezë, 150gr sheqer, 50gr nisheste, 100gr miell, 1 lugë pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje.

Për lyerje: 2 pudinga mjedra, 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 80gr kokos.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, 150gr sheqer, 1 sheqer vanilje, më pas i përziejmë të gjitha me mikser për 10 minuta derisa të fitojmë një shkumë të qëndrushme. Pastaj në një enë shtojmë 100gr miell, 50gr nisheste, 1 lugë pluhur për pjeke i përziejmë më pas i shtojmë tek masa siç e shikoni në video.

Masën e përziejmë ngadalë me tel kuzhine (jo me mikser), pasi të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë brumin mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe pastaj e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 10 minuta, pasi të piqet e largojmë nga furra.

Në një enë tjetër kuzhine shtojmë 800ml qumësht dhe i vlojmë, ndërsa në 200ml qumësht që na kanë mbetur shtojmë 6 lugë të gjellës sheqer, 2 pudinga mjedre dhe i përziejmë mirë me lugë dhe më pas pudingun e tretur e shtojmë tek qumështi që ka vluar.

Më pas e lëmë që të vlojë për 1 minutë në temperaturë mesatare derisa të bëhet një krem i trash, duke e përzier vazhdimisht që të mos ngjitet. E lyejmë sipër ëmbëlsirën me puding dhe e dekorojmë më pas me kokos, pasi ëmbëlsira është gati e lëmë në figorifer për ftohje më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu