Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar që “nxehtësia e Saharës” të prek kontinentin europian këto ditë në vijim. Pritet që shtete si Franca dhe Skocia të arrijnë temperatura rekorde, që nuk janë parë asnjëherë në muajin qershor.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka paralajmëruar të gjithë shtetasit që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm gjatë kësaj kohe. Kjo pasi që herën e fundit që kishte ndodhur  një valë e nxehtësisë shumë njerëz kishin vdekur për shkak të mospërballimit të temparaturave.

Provimet e studentëve në shumë shtete janë shtyrë në një përpjekje që të mos detyrohen qytetarët të dalin pa nevojë jashtë gjatë nxehtësisë më të madhe.

Po ashtu në Francë, ku po mbahet Kupa e Botës për femra, janë paralajmëruar pushime të shumta gjatë lojës në mënyrë që lojtaret të hidratohen.

Në Gjermani është vënë një kufi i shpejtësisë nëpër autobane. Kjo për shkak se në temperatura shumë të larta, në shpejtësi të madhe, gomat e veturave shpërbëhen lehtësisht.

Gjithashtu rreziku i djegies së pyjeve ështëë shumë i madh.

Qytetarët janë këshilluar që të pinë sa më shumë ujë dhe të mos ekspozohen në diell.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here