Përbërësit: Keksa të bluar (çfare të doni), lajthia të bluara, lajthia të copëtuara, 2 çokollata kuzhine të zeza, gjysmë margarinë, 250ml hoplla të ëmbël, 2 sheqer vanilje, 1 vezë, esence vanilje, sheqer sipas dëshirës ose fare.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë keksat e bluar, lajthit e bluara, keksat nëse nuk i keni të bluar i bluani shumë imët së bashku me lajthitë. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë gjysmë margarine që të shkrihet në temperaturë mesatare, më pas e lëmë të ftohet dhe i shtojmë shumë pak esenc vanilje për arsye që t’ia përhumbim aromën e margarinës.

Më pas tek margarina shtojmë 1 vezë dhe 2 sheqer vanilje, i përziejmë mirë së bashku më pas tek kjo masë shtojmë kremin hoplla pa e përzier më parë. Pastaj këtë masë e shtojmë tek ena me keksa të bluar dhe lajthi, e përziejmë mirë masën dhe më pas me duar formojmë topa të vegjël si në foto deri sa të shtrëngohet mirë brumi apo masa.

Derisa i formojmë topat, në avull shkrijmë 2 çokollata të zeza kuzhine dhe më pas i shtojmë lajthit e copëtuara jo të bluara. Pasi të shkrihet çokollata e shtojmë në një gotë të thellë e të gjerë dhe e zhysim secilin top të brumit në çokollatë duke e vendosur më pas secilin top në tepsin ku dëshironi ti vendosni.

Pasi të jenë gati i lëmë në frigorifer (në mbrëmje që të qëndrojnë), sasin ose e dyfishoni ose e pakësoni sipas dëshirës për aq copa sa dëshironi. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Iba.

Ju bëfshin mirë!

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here