Në një testim të aftësive të tyre zvarritëse, 25 foshnje morën pjesë në kampionatin e 20 të përvitshëm në Lituani për bebet, në kryeqytetin Vilnius.

Të gjithë bebet të moshës nga shtatë muajsh deri në një vjeç, konkuruan në një trajektore të mbuluar me tapet, pesë metra të gjatë, me prindërit që i prisnin dhe thërrisnin nga vija e finishit, të armatosur me kafshë pellushi dhe biskota, telekomanda televizori apo telefona celularë…, si një mënyrë për të nxitur shpejtësinë e tyre.

Disa garues, teksa ecnin këmba-dorazi, humbën terren pavarësisht se në fillim kryesonin, pasi thjeshtë menduan të uleshin afër vijës së finishit dhe të shikonin përreth, ndërkohë që të tjerë nuk mundën as të kalonin vijën e startit.

Fituesi i garës së këtij viti, ishte Ignas Dovidaitis, që do ta festojë ditëlindjen e tij të parë, pas dy javësh.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu