Gresa Behluli së shpejti pritet të vijë me projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur ka vendosur që përmes këngës të falenderojë babain e saj për gjithë çka ka bërë ai për të.

Hajrush Behluli, babai i Gresës dhe bashkëshorti i bilbilit të këngës shqipe, Shkurte Fejza, megjithëse gjithmonë në prapaskenë është shtylla kryesore në jetën dhe karrierën e suksesshme të dy më të dashurave të tij, vajzës dhe gruas.

Falenderimin e saj Gresa do ta bëjë përmes këngës, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar miq, simpatizues të këngës sime, së shpejti do të jem pranë jush me këngën për babain. Dua që përmes këngës t’i shpreh mirënjohje babait tim për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për ne dhe familjen në përgjithësi. Uroj të ju pëlqej”, ka thënë Gresa.

Kjo këngë pritet të pëlqehet nga publiku dhe çdo vajzë ta gjej veten në vargjet e saj. Ky është një nga projektet më të veçanta të Gresës deri më tani. /GazetaExpress.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu