Dhe shpezët udhëtarë fluturuan
me shtërg e dallandyshe – gjithë ç’qenë,
veç harabeli vendit nuk po luan,
ai nuk ia beson kurrkujt folenë.

Livadheve të korrur fluturon,
me sqep në bar çepkat e vërshëllen
dhe duket se me shokët kuvendon,
dhe duket se diçka përreth s’e gjen.

Dhe sytë e vegjël hedh përmbi zabel,
vështron se si mërgohet shpezëria,
por s’di të thotë zogu harabel:
“Të çmendur ju pse ikni nga shtëpia?”

Dritëro Agolli

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu