Spread the love

Mjaftuan dy gola në minutat e fundit të secilës pjesë, që Interi të triumfonte pastër ndaj një rivali modest si Chievo, të rënë prej kohësh në Serie B të kampionatit italian.

Politano fillimisht dhe Perisiç më pas ishin futbollistët që u japin një lehtësim zikaltërve sa i përket luftës për në Champions League, vitin e ardhshëm.

Tashmë ekipi zikaltër është rikthyer në vendin e tretë të Serie A, me 66 pikë pas 36 javësh, dhe kanë 4 pikë diferencë nga Milani e Roma, dy ndjekëset më të afërta që tentojnë kompeticionin elitar europian, gjithnjë nëse do të gabojë Atalanta e vendit të katërt me 65 pikë.

Sfida e radhës për Interin do të jetë në “San Paolo” të Napolit, por skuadra jugore nuk ka asnjë presion për t’u impenjuar fuqishëm, me vendin e dytë të blinduar prej kohësh.

Javën e ardhshme pritet me interes të madh sfida Juventus-Atalanta, aty ku bardhezinjtë do të festojnë titullin kampion, duke ngritur trofeun, ndërsa bergamaskët e Berishës dhe Gjimshitit do të tentojë suksesin historik, pjesëmarrjen në Champions.


Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here