Mbrëmjen e Shën Valentinit, Angela Martini postoi si rrallëherë një foto me bashkëshortin. Kujtojmë që pas shpalljes së tij në arrati, bukuroshja shqiptare nuk postonte më foto me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.

Fotoja, ku shfaqeshin duart e tyre dhe dy tatuazhe gjysmëzemra ishin e papritur për të gjithë. Ky postim tregonte qartë se Dragos ndodhej në Milano, duke kaluar Ditën e të Dashuruarve me partneren e tij.

Po ashtu, disa orë më parë, Angela ka postuar edhe video në makinë me Dragos-in, ku ka shkruar:

“E vërteta! Drejtësia dhe dashuria e vërtetë fitojnë gjithmonë!”

Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi Prive ka bërë të ditur se mediat rumune kanë njoftuar se Savulescu, pas rreth një viti në arrati, u është dorëzuar autoriteteve italiane. Këto të fundit kanë nisur kontaktet me Bukureshtin për ekstradim, proces i cili pritet të ndodhë në vazhdim.

Pra, bashkëshorti i Angelës nuk po fshihet më nga autoritetet. Si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu