Qëndrimi ulur gjithë ditën në punë ndikon negativisht në shëndet dhe format tuaja trupore .

Kjo çon në një mënyrë jetese pasive duke u shoqëruar me vdekshmëri më të lartë dhe shumë sëmundje të rënda.

Prandaj një sasi e caktuar ushtrimesh ditore do të veprojnë kundër këtyre efekteve vdekjeprurëse dhe do ju ndihmojë të mbani një trup në formë.

Sipas një studimi,  personat që punojnë mbi 8 orë ulur në zyrë, efektet negative të saj mund t’i reduktojnë me ushtrime ditore.

Personat që ulen çdo ditë me një mesatare prej 8 orësh duhet të përpiqen të ushtrohen të paktën 1 orë në ditë, ndërsa ata që ulen 6 orë ose më pak duhet të synojnë  30 minuta stërvitje çdo ditë.

Nuk është e nevojshme të bëni sport apo palestër, mjafton një ecje e shpejtë dhe do të jeni më të shëndetshëm.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu