Modelja e famshme ruse Irina Shayk, i është dedikuar shumë punës së saj pas ndarjes me aktorin amerikan Bradley Cooper. Revista amerikane E! News, ka folur me burime afër modeles për të kuptuar se si është jeta e saj pas një ndarjeje aq të bujshme e mediatike.

Siç duket modelja kpo i jep vetes kohë që të shërohet nga ndarja dhe nuk e ka ndërmend që të përfshihet në një lidhje të re romantike, pas raportit katër vjeçar me Cooper.

“Irina nuk po takohet me askë për momentin. Ajo është fokusuar te vajza e saj dhe puna. Aj ndoshta do donte ta takonte dikë në të ardhmen, por tani për tani nuk është në listën e prioriteteve”.

Ajo që Irina do, është që të jetë mirë emocionalisht dhe të jetë nënë e mirë për vajzën e saj, Lea Siene.

“Sapo doli nga një lidhje e gjatë dhe do kohë që të shërohet”, ka thënë ky burim për revistën.

Cooper dhe Shayk, pritet ta ndajnë kujdestarinë e vajzës dhe që të dy do të jetojnë në Neë York për hir të saj. /Prive.al

 

The post Jo faleminderit! Irina Shayk nuk do takime romantike pas ndarjes me Bradley Cooper appeared first on Privé – Faqja Zyrtare.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu