Byreku (me mish a me djathë) – nuk ka shumë rëndësi, është ndër ushqimet e preferuara të ballkanasve.

E sidomos të shqiptarëve! E sidomos, sidomos i studentëve…

Kur nuk ke shumë para në xhepa, kërkon diçka mirë e lirë dhe byreku është ndër ushqimet e preferuara për ditët e studimeve.

Dhe këtë gjë e kanë bërë bashkë që 25 vjet dy anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë edhe kolegë studimesh e edhe kolegë pune.

Uran Ismajli shërben për momentin si Ministër i Shëndetësisë në qeverinë në dorëheqje të Kryeministrit Haradinaj, derisa Krasniqi për momentin është Deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa më parë ka mbajtur disa pozita institucionale zyrtare.

Është Krasniqi ai që ka publikuar një fotografi me Ismajlin, ku shfaqen duke ngrënë byrek, sigurisht nën shoqërinë e jogurtit.

“Që nga viti 1994 duke ngrënë byrek bashkë”, ka shkruar Deputeti.

The post Kanë 25 vjet që bëjnë këtë gjë bashkë! Memli Krasniqi e Uran Ismajli qenkan miq për kokë appeared first on Privé – Faqja Zyrtare.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu