Spread the love

Ky kek është ndër ëmbëlsirat më të shijshme me çokollatë, që keni provuar ndonjëherë.

Përbërësit: 150ml vaj ulliri, 50gr gjalpë kakao, 125ml ujë të vluar, 2 lugë të vogla ekstrakt vanilje, 150gr bajame të bluara, 1 lugë të vogël sodë bikarbonat, pak kripë, 200gr sheqer, 3 vezë, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtoni 50gr gjalpë kakao, më pas tel gjalpi i kakao shtoni 125ml ujë të vluar dhe përzieni mirë deri sa të fitoni një masë homogjene. Më pas tek kjo masë shtoni 2 lugë të vogla ekstrakt vanilje dhe lëreni masën me një anë që të ftohet.

Më pas në një enë tjetër kuzhine bëni bashkë 1 lugë të vogël sodë bikarbonë, pak kripë dhe 150gr bajame të bluara. Pastaj tek kjo masë shtoni 200gr sheqer, 150ml vaj ulliri, 3 vezë dhe më pas të gjithë këta përbërës përzieni mirë me mikser për 3 minuta. Tek kjo masë më pas shtoni edhe masën me gjalpin e kakaos dhe përzieni përsëri masën mirë me lugë.

Këtë masë e hedhim në tepsi të lyer me gjalpë (margarinë) dhe të spërkatur me pak miell, duke e shtrirë masë mirë me lugë. Më pas futeni në furrën e para ngrohur në 170 gradë C dhe piqeni për 40-45 minuta. Pastaj e largoni nga furra dhe sipër e dekoroni me sheqer pluhur. Bëhet një kek shumë i shijshme dhe përgatitet në çast. Ju bëftë mirë!  

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here