Gjatë edukimit të fëmijëve, pa marrë parasysh se jeni të zemëruar dhe të lënduar, duhet përmbajtur nga fjalët e vrazhda dhe të rënda.

Për të mos ua lënduar personalitetin e më të dashurve, ua prezantojmë 8 fjalitë, që kurrë nuk guxoni t’ua thoni fëmijëve tuaj.

Pse nuk jeni si….

Njëri fëmijë është më i vështirë, e tjetrin gjithmonë duhet kujtuar për detyrat e tij. Mos i krahasoni fëmijët në mes veti, vetëm sa do ta shtoni kundërshtimin mes tyre, madje edhe urrejtjen. Më mirë shpjegojuani qartë atë që dëshironi.

Mos u sill si foshnje

Fëmija juaj tetë vjeç sillet sikur të ishte katërvjeçar, por me fjalët si këto do të ndihet i lënduar.

Pse jeni veshur ashtu?

Kur të dalë me shoqërinë, lejoni fëmijën të veshë atë që dëshiron, por kur të dilni së bashku, duhet të dijë të vishet bukur. Fëmijët duhet dalluar për momentet dhe rastet e veshjes.

Jeni i bukur

Me llastim nuk do të arrini asgjë. Nëse fëmija juaj është i talentuar, apo ka një talent tjetër, inkurajojeni me fjalë që të bëjë diçka të mirë, pastaj shpërblejeni.

Nuk jeni i mençur

Një fjalë si kjo, kurrë nuk duhet thënë fëmijës, pa marrë parasysh se cilës moshë i takon. Nuk do të ketë vetëbesim nëse ju mendoni diçka të keqe për të. Shtyjeni atë të mendojë për veprimet e tij, tregojini si bëhen punët si duhet.

Jam pishman që të linda

Deklaratat se nuk falni, mund të lënë pasoja të rënda dhe shumë serioze. Fëmija do të ketë përshtypjen se nuk e meriton dashurinë.

Lërmëni të paktën njëherë rehat

Fëmija do të fitojë përshtypjen se është i padëshirueshëm, nëse i thoni një gjë të tillë. Edhe nëse do të donit që kafenë ta konsumoni pa ndërprerje, mos u thoni një gjë të tillë. Uluni së bashku, gjatë punës që bëni, i thoni se e doni shumë, por se aty për aty jeni të zënë. Ai do ta kuptojë një gjë të tillë.

Mbylle gojën, hesht!…

Me këto fjalë ia bëni me dije se nuk dëshironi ta dëgjoni mendimin e tij. Më mirë i thoni të qetësohet dhe ta dërgoni në dhomën e tij. Fëmijët mësojnë nga shembujt.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu