Në një shoqëri ku përkushtimi ndaj dikujt duket sikur diçka që ka ndodhur vetëm në të kaluarën çfarë kualitete kërkojnë meshkujt tek një grua kur ata dëshirojnë të martohen.

Më poshtë gjeni disa nga vlerat që kërkojnë meshkujt tek një femër.

Të jetë person familjar

Një grua e cila e vlerëson edhe familjen e saj edhe të tij është tejet e rëndësishme tek një mashkull, transmeton lajmi.net.

Ajo ka një zemër të mirë

Nuk dimë si ta shpjegojmë këtë. Një grua e cila është e mirë mendueshme. E dashur. E kujdesur. E cila bënë gjëra të vogla për arsyen më të thjeshtë, sepse ju do ju. Një grua e cila kur ju buzëqesh nuk keni asnjë zgjidhje tjetër përveç që t’ia ktheni buzëqeshjen.

Ajo është intelektualisht sfiduese

Është e vështirë të gjeni dikë me personalitet të mirë vetëm nga larg. Shumica kërkojnë dikë me tërheqje psikologjike dhe fizikë.

Ajo është e kuptueshme dhe ambicioze

Të jetë pasionante, mbështetëse dhe inkurajuese ndaj partnerit është një pjesë e madhe për ndërtuar një lidhje të suksesshme.

Një grua e cila ju motivon që t’i përmbushni ëndrrat dhe qëllimet, por edhe të vetat. Një grua e matur e cila ka vision për të ardhmen e saj.

Një grua e cila mban vlera të njëjta me ju

Gjërat të cilat i gjejmë të rëndësishme dhe ato të parëndësishme, gjërat në të cilat besojmë fuqishëm, mënyra se si i trajtojmë të tjerët dhe vetën tonë. Pa marr parasysh se sa të tërhequr mund të jeni ndaj një personi, nëse nuk keni vlera të njëjta ju gjithmonë do të ‘përplaseni’ në të gjitha aspektet.

Të ketë sens të humorit

Ne e dimë se sa e rëndësishme është për një grua që burri i saj apo partneri të ketë sens të humorit, mirëpo na duhet të kundërshtojmë këtu, sepse edhe për meshkujt është e njëjta gjë. Nëse një burrë ka sens të humorit dhe gruaja jo atëherë ajo lidhje nuk ka kuptim. Për më shumë, do të krijohet tension.

Kualitetet të cilat ajo i kërkon janë të njëjta me ju

Që një lidhje të funksionojë, të dy duhet të kenë të njëjtat kualitete që i kërkojnë tek njëri tjetri. Nuk është e gjitha se çfarë ju kërkoni dhe çka ju dëshironi, duhet të jenë pak a shumë të njëjta.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu