Nëse jeni duke planifikuar që të keni një fëmijë, duhet ta dini se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.

Natyrisht se çdo gjë që ka lidhje me shëndetin dhe mirëqenien e trupit duhet ta kontrolloni mirë para konsumimit, që të mos paraqes rrezik për shëndetin tonë. Dieta që duhet të praktikoni për sëmundje të caktuara, duhet të jetë e ndryshme ashtu siç është edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.

Nëse e keni në mendje që një kohë të gjatë të keni një fëmijë, është mirë që të jeni sa më të qetë dhe të keni një harmoni me partnerin, pra të mos keni zënka dhe problem mes veti.

Shëndeti fizik dhe ai mendor i çiftit varet nga ajo se çfarë ata kanë kaluar dhe është e nevojshme që gjatë kësaj periudhe t’i kushtohet një  kohë e veçantë aktivitetit fizik dhe gjithashtu dieta duhet të jetë e balancuar. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe duhet të keni marrëdhënie seksuale të rregullt.

Çfarë duhet të konsumojmë që të mbesim shtatzënë?

Hani pak dhe shpesh, respektoni tre vaktet dhe dy mes vaktet. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të ndryshohet ushqimi çdo ditë. Kështu ju do të keni mundësi të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.

Në dietën që do ndiqni duhet të bëni një zgjedhje të kujdesshme të ushqimeve duke përfshirë më shumë perime dhe fruta të sezonit. Kujdes të veçantë duhet ti kushtohet gjithashtu larjes dhe përgatitjes së tyre.

A na ndihmon acidi folik që të mbesim shtatzënë?

Natyrisht që na ndihmonë, ushqime si bishtajoret, perimet, frutat, agrumet e shpargu përmbajnë acid folik. Prandaj ato çifte që duan të kenë një fëmijë është mirë që të fillojnë të konsumojnë sa më shumë nga këto fruta me shumë vlera ushqyese. Mund të filloni një muaj para konceptimit dhe tre muaj pasi ka ndodhur shtatzënia. Do të ju ndihmojë shumë. /pergatit.com

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here