Bugatti ka publikuar fotografi të modelit ‘Chiron Super Sport 300+’, një model i ri prototipi i të cilit kohët e fundit arriti shpejtësinë përafro 490 kilometra në orë.

Kur kompania italiane lansoi një video të prototipit të modifikuar Chiron me shpejtësinë më të lartë prej 490 km/orë në fillim të shtatorit, rekordi i tij nuk u bë zyrtar pasi nuk ishte një makinë në prodhim, transmeton lajmi.net.

Tani, firma prodhuese e automobilave ka zbuluar se është duke përgatitur një model serik bazuar në një prototip super të shpejtë, të quajtur Chiron Super Sport 300+.

Chiron Super Sport 300+ posedon një motor 8.0 W16 i modifikuar me 4 turbo-mbushës që zhvillon përafro 1.600 kuaj-fuqi.

Ndryshe, Bugatti do të prodhojë vetëm 30 kopje të këtij modeli, me një çmim fillestar prej 3.5 milionë euro.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu