Që pas daljes së Úrsula Corberó-s në sezonin e tretë të “La Casa de Papel”, një ndër gjërat që fiksoi internetin – përveç mënyrës si mund të futej banda brenda Bankës së Spanjës – qe modeli i flokëve të aktores.

Rio (Miguel Herrán) dhe Tokio (Úrsula Corberó) – “La Casa de Papel”, sezoni 3

Në dukje të prera në mënyrë rastësore, të çrregullta dhe më të gjata në pjesën e pasme, një farë ngjashmërie me tredin e viteve ’80-’90, flokët e Tokios u bënë fiksimi i radhës.

Úrsula Corberó, Festivali i filmit në Kanë, 2018

Úrsula Corberó, Festivali i filmit në Kanë, 2018

Duket se një model i tillë po preferohet edhe nga vajzat e njohura shqiptare. Blogerja Françeska Çoniku eksperimentoi së fundmi me flokët frymëzuar pikërisht nga Tokio.

Photo Courtesy of @__fransi_

Photo Courtesy of @__fransi_

I njëjti stil flokësh duket të jetë në planet e ardhshme të Estela Ujkës.

Në fakt, nisur nga modelet e mëposhtme, nuk është hera e parë që blogerja guxon me prerjet.

Stinë e re, pamje e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu