Loja është aktiviteti më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Ajo luan një rol në vetë zhvillimin e tyre. Fëmijët gjatë lojës gjejnë mundësi optimale për të ndërvepruar me ambientin dhe njerëzit përreth, duke zhvilluar kështu aftësitë e tyre kognitive, sociale dhe emocionale.

Nëpërmjet lojës ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më mirë atë të brendshmen.

Nëpërmjet lojës, fëmija mund të jetë dikush në çdo vend dhe kohë.

Funksionet e lojës:

 Fëmija kupton botën që e rrethon
 Zgjeron të kuptuarin social dhe kulturor
 Shpreh ndjesitë dhe emocionet
 Praktikon të menduarin fleksibël
 Mëson të marrë në konsideratë perspektivën e të tjerëve
 Zhvillon vetëkontrollin
 Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore
 Ndihmon në zhvillimin e trurit dhe zhvillimin motorik.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu