Make up shpesh përdoret për të nxjerr në pah disa objektiva kryesore të cilat na ndihmojnë për të fshehur sa të mundim defektet që ne mud të kemi me tipare tona.

Grimi duhet të ndryshojë në mënyrë natyrale pamjen tuaj. Sot do t’u flasim për disa mënyra të trukuarit të syve për ti bërë më të mëdhenj nëse është e nevojshme ose më të vegjël.

Sy të vegjël

Objektivi në këtë rast është ti bëni t’u duken me te mëdhenj duke përdorur produktet e duhura. Është mirë të preferoni ton sysh në ngjyrën nude dhe të evitoni konturin e syve me lapsin klasik të zi duke e zëvendësuar atë me një laps të bardhë apo perlat për ti dhënë thellësi shikimit. Mund te përdorni edhe një penel për te zgjatur bishtin e syve dhe një kalim me rimel për te zgjatur qerpikët.

Sy të mëdhenj

Kjo është e kundërta për ato që nuk kanë nevojë tu duken sytë më të mëdhenj shumë shpesh objektivi është ti bëni sytë me të vegjël. Rimeli duhet të aplikohet në qerpikët e sipërm duke theksuar më shumë ato që kanë drejtim për jashtë syrit.

Sy të dalë

Duke përdorur një make up në mënyrë korrekte do të arrini të kamufloni atë që juve ju duket si defekt. Tonet e syve për të përdorur në këtë rast janë dy: një i çelur për ta aplikuar në harkun e vetullave dhe një në ngjyrë të erret për ta aplikuar dhe sfumuar në qepallën e sipërme duke e nisur nga brenda syrit me drejtim për jashtë në mënyrë që të zgjasë pak sytë.

Sy të futur

Në këtë rast do të ishte mire të përdornit make up-in për të reduktuar thellësinë e qepallave. lapsi në këtë rast është më i mirë nëse nuk e përdorni sepse duhet ti jepni me shumë gjallëri syve dhe për ta bërë këtë është mire të përdorni një tonalitet të çelur të cilin ta sfumoni në të gjithë qepallën dhe shumë rimel për ta përdorur në qerpikët e poshtëm dhe të sipërm.

Këto janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të pasur një fytyrë sa më të rregullt.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu