Këto janë tipare të temperamentit të cilat ndikojnë në gjumin e fëmijës. Beba Ime këshillon se si ti mësojmë të vegjëlit tonë të flenë vetëm në krevatet e tyre. Jini të vendosur dhe mos u dorëzoni nga qëllimi që ata duhen të flenë vetëm.

Fëmijët mësohen shpejtë. Foshnjat rreth muajit të pestë fillojnë papritmas vështirësitë për të flerë natën. Tek disa foshnja, rreth muajit të gjashtë lajmërohen zgjimet e natës.

Që të vazhdojnë gjumin, ju duhet biberoni (cuclla), batanija e preferuar apo ndonjë lodër për përkëdhelje. Pas disa netëve, prekjet zëvendësoni me mesazhin: “Gjithçka është në rregull. Unë jam këtu, vazhdo të flesh”.

Mos prisni që menjëherë të pushojë nga të qarat por jini të vendosura në sjelljet tuaja, sepse në atë mënyrë do të arrini që pas disa javësh, fëmija të fle tërë natën në kontinuitet.

Kur bëhen aktivë

Foshnjat aktive 7-8 muajshe fillojnë të zgjohen gjatë natës, sepse kjo është koha kur fillojnë të zvarriten, të ulen apo të qëndrojnë në këmbë. Lejojini që ti provojnë këto aftësi vetvetiu, dhe ju në atë kohë fleni. Nëse aktivitetet e fëmijës ju pengojnë në fjetje, vendosni krevatin në dhomën tjetër. Problemet e reja me foshnjat aktive zhduken rreth muajve 11-12, sepse atëherë foshnjat mësohejnë të ngjiten dhe të zbresin nga krevati.

Qetë dhe fortë

Fëmijët të cilët përjetojnë emocione të forta mund të kenë nevojë që për një kohë të relaksohen para fjetjes, sidomos para larjes apo pas veshjes se pigjameve. Nese jeni te qetesuara dhe te forta, ata zakonisht shpejt mesohen qe te flene vetem. Fëmijët e ndjeshëm zakonisht flenë vështirë. Ata dijnë që të qajnë me zë të lartë. Dushi i ngrohtë, muzika e lehtë, biseda para gjumit, përkëdhelja e shpinës apo këndimi i qetë, ata i qetëson. Kur ti kenë mbushur 12 muaj, këta fëmijë mund të flenë vetëm, pa ndihmën e prindërve.

– Këshillat dhe shembujt e treguar përmes përrallës rreth Zanës –

Ankthet

Zana ndonjëherë ka ëndrra të këqija. Ajo ëndërron se si e kërkon nënën e saj dhe nuk mund ta gjejë apo mendon që nëna e saj është në anën tjetër të lumit në erë të fortë. Për shkak të temperamentit të saj, ajo mvaret nga nëna e saj më shumë se çdo fëmijë tjetër i moshës së saj. Zana me të vërtetë është shumë e frikësuar se mos e humbet nënën e saj. Pas disa anktheve të tilla, ajo duhet ta bind Zanën që është e dashur. Nëna e përqafon Zanën dhe i thotë: “Unë do të jetoj edhe shumë, shumë gjatë”.

E ngazëllyer për të fjetur

Prindërit e Zanës e mësuan atë, që ajo ka nevojë për rreth dy orë “ngadalësim” para kohës së gjumit. Në të kundërten, ajo është tepër e ngazëllyer për të fjetur. Larja për të është emocionuese, prandaj dushin duhet ta lënë për në mëngjes. Zanës i pëlqen më shumë të lozë me të atin sepse ai vie në shtëpi vonë gjatë fundjavës dhe ata luajnë vetëm gjatë fundjavës. Kur familja dalin në darkë, ata e bëjnë këtë më herët, në mënyrë që të kthehen në shtëpi, dy orë para fjetjes.

Shumë pak gjumë

Zanës i duhet gjumi i tërë natës, në mënyrë që ti përballojë frustrimet e së nesërmes. Shoqës së saj, poashtu i duhet gjumi i tërë natës që të rimbushet me energji për të nesërmen. Jeta është më e mirë për të gjithë kur këta fëmijë flenë mirë. Shumica e fëmijëve kur janë të lodhur, shkojnë për të fjetur. Por kjo nuk ndodh me rastin e Zanës me tejenergji apo me shoqen e saj të acaruar dhe vështirë të përshtatshme. Kur Zana është shumë e lodhur, motori i saj shpejton. Kur shoqja e saj lodhet shumë ajo bëhet edhe më e vështirë dhe fjetja e saj bëhet edhe më e vështirë. Kur këta fëmijë nuk flenë sa duhet, dita do të jetë e mbushur me të bërtitura dhe të qara.

Ngadalësim

Duke parë këtë shpejtësi, prindërit e Zanës, çdo natë fillonin më herët me ngadalësimin dhe ritualin para fjetjes. Për dy javë, Zana në mëngjes filloi të zgjohet vet. Ditët u bënë më të lehta. Pas disa muajsh, përsëri u bë shumë e lodhur, prandaj të shtunave ia pamundësuan shumë aktivitete shtesë të pasdites. Atë natë para fjetjes përsëri filluan me ritualin më herët. Disponimi i saj, të nesërmen u përmirësua./bebaime/

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu