Mësuesi irakian i muzikës, Maxhid Kazim me disa shtesa ka shndërruar në instrument muzikor pushkën e tij kallashnikov, e cila qëndronte në një qoshe të shtëpisë së tij për një kohë të gjatë.

Mësuesi irakian Maxhid Kazim ka arritur që pushkën e tij personale kallashnikov ta shndërrojë në instrument muzikor dhe me këtë dëshiron të japë mesazhe për paqe për të gjithë botën nga vendi i tij i lodhur nga dhuna.

Kazim, mësues i muzikës në një shkollë fillore në kryeqytetin irakian Bagdad ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të treguar se mund të japë mesazhe paqeje dhe jo lufte nga vendi i tij, i cili është rrënuar nga lufta dhe terrori për vite me radhë.

Mësuesi irakian i muzikës me disa shtesa ka shndërruar në instrument muzikor me tela pushkën e tij kallashnikov, e cila qëndronte në një qoshe të shtëpisë së tij për një kohë të gjatë.

“Armën e shndërrova nga një vegël vdekjeje në një vegël paqeje. ”

Ai tha se muzikën e ka filluar si hobi që në moshë të re dhe se interesi ndaj saj u rrit në vitet në vijim ndërsa tani si mësues muzike inkurajon fëmijët drejt muzikës, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

“Përjetuam një luftë të ashpër civile sektare në Irak. Kjo luftë e dogji tërë vendin. Në këtë luftë u vranë në mënyrë të planifikuar pilotët, avokatët, profesorët e universitetit dhe madje edhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Kjo në atë periudhë (2006-2009) u shndërrua në një mënyrë të përditshme, u bë si modë. Dëshiroja ta zëvendësoja zërin e plumbit në pushkën e përdorur në vendin tonë me tingullin e muzikës”, tha Kazim duke bërë të ditur se nga mërzia e thellë për ngjarjet e dhunshme dhe humbjet e jetëve në vend vendosi ta shndërrojë armën në instrument muzikor.

Mësuesi irakian gjithashtu shpjegoi procesin e shndërrimit të pushkës në një instrument muzikor.

“Si popull nuk mund të bënim asgjë për atë që po ndodhte, ne ishim të dëshpëruar. Një ditë bleva një kuti municioni ushtarak dhe e vendosa në mes të një pushke kallashnikov. Me ndihmën e një marangozi dhe me një përpjekje të madhe personale, shtova tela në pushkën time. Kështu në këtë mënyrë unë e shndërrova armën nga një vegël vdekjeje në një instrument të paqes”, tha ai.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu