Mikrobusi elektrik i Volkswagenit, i quajtur I.D. Buzz, do të prodhohet në Gjermani sipas motor1.

Ky model do të hyjë në linjat e prodhimit më 2022-ën në Gjermani dhe do të dërgohet për t’u shitur në të gjithë botën, transmeton Koha.net.

Ky informacion është konfirmuar nga shefi i Volkswagenit, Johan de Nysschen për MotorTrend.

Modeli që do të prodhohet është prezantuar në 2017-ën nën emrin I.D. Buzz koncept, ndërsa do të ketë dy motorë elektrik të cilët prodhojnë 369 kuajfuqi (275 kilowatts) si dhe ka të gjitha rrotat aktive.

Emri i tij ende nuk është i konfirmuar, ndërsa kjo pritet të ndodh gjatë këtij viti.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu