“La Casa de Papel” është shndërruar tashmë në një prej serialeve më të ndjekura në mbarë botën.

Kjo telenovelë po ndiqet madje edhe nga shqiptarët të cilët tani kanë mundësinë ta shohin edhe sezonën e tretë të saj e cila u publikua së fundmi.

E veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.

Një nga personazhet, Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), nëpërmjet një videoje të publikuar ka treguar se do të donte ta kishte emrin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Në një intervistë të realizuar me kastin e aktorëve të serialit, u bëhet pyetje të gjitëve, “Si so donit të quheshit ndryshe?”

Aktorja që luan Nairobin, Alba Flores përgjigjet:

“Do doja të kisha emrin e kryeqytetin të Shqipërisë, Tirana sepse ata vishen bukur, vishen shumë bukur…”, dhe aktorët e tjerë bëjnë me kokë në shenjë aprovimi. /Prive.al

 

 

The post Nairobi nga La Casa de Papel tha se do dëshironte të quhej Tirana, por pse? appeared first on Privé – Faqja Zyrtare.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu