Një floktare në Holandë, e cila po e vazhdon punën edhe gjatë përhapjes së koronavirusit, është bërë e famshme në internet për mënyrën që e ka zgjedhur gjoja për t’u mbrojtur nga sëmundja.

Floktarja që punon për sallonin e bukurisë “Bella Rosa” në qytetin Oss të Holandës, e krijoi një mburojë nga një çadër e modifikuar si përpjekje për ta mbrojtur veten nga virusi.

Ajo i hapi dy vrima për t’i futur duart dhe dy vrima tjera më të vogla për të parë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shumë shtete i kanë mbyllur sallonet e bukurisë për shkak të rrezikut nga pandemia dhe klientët kanë mbetur keq pa shërbimin që e ofrojnë ato.

Vetëm në Facebook, fotografitë e floktares me çadër janë shpërndarë më shumë se 82 mijë herë.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu