Entuziastët e automjeteve e dinë se dy gjeneratat e para të VW Golf u prodhuan edhe në fabrikën TAS në Sarajevë nga viti 1976 deri në vitin 1992.

Siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, një nga modelet në Sarajevë ishte VW Golf JGL, një makinë e rindërtuar e famshme e gjeneratës së parë.

Versioni i tillë me benzinë thuhet se kishte një motor 4-cilindër 1.3 litërsh, me 60 kuaj-fuqi, ndërsa pajisjet JGL ishin të përshtatshme për klientët në ish-Jugosllavi.

Dhe një Golf i tillë, produkt origjinal i TAS, thuhet se është prezantuar nga një tregtar gjerman në Cottbus.

Marcel Schmidt njoftoi se po e shiste veturën e prodhuar në mars të vitit 1982, me 88,400 kilometra të kaluara.

Sipas tregtarit, makina është një e restauruar plotësisht, me një motor dhe disa pjesë të tjera plotësisht të rindërtuara.

Dhe çmimi thuhet të jetë 7,599 euro, që sipas mediave boshnjake është pak më i ultë se çmimi i VW Golf JGL 37 vjet më parë.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu