Spread the love

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së ish-deputetes, Albana Vokshi sipas asaj që ajo ka deklaruar pranë ILDKPI -së.

Burimet e të ardhurave Vokshi deklaron se i ka vetëm nga paga si deputete.

Ndërkohë që deklaron se është pronare me 100 % e një banesë në Golem, Kavajë, që kushton 115 000 euro, njëherësh ajo deklaron se ia ka marrë borxh vëllait dhe motrës nga 8 000 euro.

Gjithashtu borxh ajo thotë se ka edhe ndaj një personi të tretë në shumën 5 000 euro.

Më poshtë, po sjellim pasurinë e deklaruar nga Vokshi, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2012

Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 604 434 lekë

Pagesë detyrimi me vlerë 5 467 euro për një kredi bankare.

Viti 2013

Të ardhurat nga paga si Deputete e Kuvendit të Shqipërisë 2 787 631 lekë.

Pagesë detyrimi me vlerë 3 213 euro për një kredi bankare.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputete, 2 197 169 lekë.

Të ardhura nga huaja, 50 000 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 875 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me -28 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 14 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 400 252 lekë.

Gjendja cash, pakësuar me 50 000 dollarë.

Gjendja cash pakësuar me 1 000 000 lekë.

Pronare me 100 % e një banesë në Golem, Kavajë, vlera 115 000 euro.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 14 855 euro, principali 34 000 euro.

Detyrim i papaguar ndaj vëllait, 8 000 euro.

Detyrim i papaguar ndaj motrës, 8 000 euro.

Detyrim i papaguar ndaj një personi të tretë, 5 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputete, 2 506 660 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me -133 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me -18 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 12 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 615 145 lekë.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 14 855 euro, principali 34 000 euro.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i shlyer -3 142 euro, principali 34 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 519 766 lekë.

Gjendje e llogari bankare më 31 dhjetor, pakësuar me 32 dollar.

Gjendje e llogari bankare më 31 dhjetor, pakësuar me 18 dollar.

Gjendje e llogari bankare më 31 dhjetor, pakësuar me 12 dollar.

Gjendje e llogari bankare më 31 dhjetor, pakësuar me 738 584 lekë.

Gjendje para cash, 500 000 lekë.

Gjendje e llogari bankare më 31 dhjetor, shtuar me 860 euro.

Shlyer në vitin 2016 vlerën -3 117 euro për kredi bankare me principal 34 000 euro, për të cilin më 31 dhjetor mbeten pashlyer 12 392 euro.

Viti 2017

Të ardhurat neto nga paga si deputete, 2 366 989 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Citibank, pakësim – 367 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në Banka San Paolo, pakësim – 18 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins, shtesë 46 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins, shtesë 137 085 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Raiffeisen, pakësim – 705 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Raiffeisen, shtesë 9 664 lekë.

Gjendja cash, 200 000 lekë.

Kredi bankare në Raiffeisen Bank në shumën 34 000 euro. Detyrimi i shlyer deri më 31.12.2017 është 2 594 euro principal + 504 euro interesa, detyrimi i mbetur pashlyer, 9 797 euro.

Shpenzime për vitin 2017 për pagesën e kredisë marrë në Raiffeisen Bank, shuma 2 594 euro principal + 504 euro interesa.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here