NASA ka vendosur të çojë përpara planin e saj për dërgimin e astronautëve amerikanë në Hënë deri në vitin 2024.

Dhe tani po përllogaritet sesa mund të kushtojë udhëtimi.

Agjencia hapësirës tha se do duhen rreth 20 miliardë deri në 30 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për projektin e saj në Hënë, tha administratori i NASA Jim Bridenstine për CNN Business.

Kjo do të thotë se duhen shtuar mesatarisht 4 miliardë dollarë deri në 6 miliardë dollarë në vit në buxhetin e agjencisë, që tashmë pritet të jetë rreth 20 miliardë dollarë në vit.

Bridenstine tha se është hera e parë që NASA ka ndarë një vlerësim total të kostos për programin e saj në Hënë, që quhet Artemis dhe se mund të dërgonte njerëz në sipërfaqen hënore për herë të parë në gjysmë shekulli.

NASA dëshiron që misioni të përfshijë dy astronautë, një burrë dhe një grua, gjë që do ishte hera e parë në histori.

g.kosovari

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here