Porsche ka zbuluar një version të përditësuar të modelit të saj Macan Turbo.

Kësaj veture i janë bërë një numër i madh përditësimesh, duke filluar nga motori, shasia e dizajni, transmeton koha.net.

Porsche edhe pse ka zvogëluar në kapacitet motorin nga 3.6 litërsh në 2.9 litërsh, ky i fundit është më i fuqishëm, pasi prodhon 435 kuajfuqi.

Sipas tyre, kjo Porsche Macan Turbo tani shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda e atë maksimale prej 270km/h.

Fuqia e tij dërgohet në të katër rrotat nga sistemi i marsheve PDK me shtatë shpejtësi.

Porsche Macan Turbo që tani ka dalë në shitje me një çmim fillestar prej 76 mijë eurosh.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu