Ballina Pink Muzike Reperi i njohur dënohet me tetë muaj burg

Reperi i njohur dënohet me tetë muaj burg

2
0

Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm prapa grilave.

Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë të shërbimit ndaj komunitetit pasi theu lirinë e tij me kusht.

Sipas TMZ, një gjykatës i ka thënë fillimisht se po shqyrtonte që ta dënonte me dy vjet burgim. Më herët gjatë muajit Soulja Boy ishte dërguar në gjykatë pasi kishte dyshime se ai dështoi të kryente shërbimin ndaj komunitetit.

TMZ raporton se policia ka gjetur armatim në shtëpinë e Soulja Boy e kjo pritet të sjell më shumë probleme për të.

Teksa ai ishte prapa grilave, shtëpia e tij në Kaliforni ishte plaçkitur dhe aty janë vjedhur stoli në vlerë 500 mijë dollarë.

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu